Thaçi uron Ramën për fitoren

Presidenti shprehet i bindur se bashkëpunimi vëllazëror do të intenifikohet më shumë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka uruar Edi Ramën pasi ky i fundit i fitoi zgjedhjet e 25 qershorit të mbajtura në Shqipëri.

Thaçi në një shkrim në Facebook vlerësoi se zgjedhjet ishin fitore për Shqipërinë, shkruan rtv21.tv

“Sot urova Kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe mikun tim, Edi Ramën, për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit. Përtej garës partiake, mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ishte një fitore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Prandaj, uroj të gjitha institucionet shtetërore të Shqipërisë për suksesin e arritur dhe jam i sigurt se bashkëpunimi vëllazëror dhe institucional me Shqipërinë do të intensifikohet edhe më shumë”, ka shkruar Thaçi në shkrimin e tij./21Media

Back to top button