Aksident me të lënduar në rrugën Mitrovicë-Prishtinë
Dy persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale, Mitrovicë-Prishtinë, në segmentin Maxhunaj.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur si pasojë e daljes nga rruga të një veture./21Media