Kur do të rregullohet rruga e shembur në autoudhën Prishtinë-Mitrovicë?
Janë bërë një muaj prej se është shembur një pjesë e rrugës në autoudhën Prishtinë-Mitrovicë dhe rruga vazhdon të mbetet e pakalueshme. Shembjet atje janë thelluar ndërkohë që ende nuk dihet kur do të fillojë rregullimi i kësaj rruge.
Për portalin rtv21.tv drejtori i departamentit të menaxhimit të rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, Malë Lokaj ka thënë se për shkak të motit të lig rregullimi i kësaj rruge ende nuk ka filluar.
“Komisioni është mbledh, por ende nuk është marre vendimi se kur ka me filluar puna për rregullimin e kësaj rruge”, ka thënë ndër tjera Lokaj.
Rruga ishte shembur shkaku i gërryerjes afër rrugës nga një kompani private.
Shembja e rrugës ka ndodhur më 31 dhjetor 2020, derisa reshjet kanë bërë që shembja e rrugës të thellohet. Segmenti i rrugës është shtruar para 7-8 vitesh./21Media
Pamje e mëposhtme janë të realizuar më 6 janar nga ekipi i RTV21.