Diell dhe vranësira në dy ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme, më të përqendruara rreth maleve.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s./21Media