ShSKUK: Miradije Pllana-Hoti ishte infermiere e jashtëzakonshme
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës i shpreh ngushëllime familjes dhe personelit shëndetësor, me rastin e vdekjes së infermieres së Klinikës së Neurologjisë, Miradije Pllana-Hoti.
“Znj. Miradije ishte një infemiere e jashtëzakonshme, e cila, me përkushtimin më të madh, iu shërbeu pacientëve për vite me radhe.”, thuhet në shkrimin e ShSKUK-së .
Ajo ishte e infektuar me virusin SARS-CoV-2 dhe, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, u trajtua për disa ditë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës./21Media