Tentim vrasje në Pejë, kërkohet i dyshuari

 

Një tentim vrasje ka ndodhur dje, me ç’rast viktima është therur me thikë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:40 në rrugën “Bajram Ramë Muriqi” në Pejë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar me një mjet të mprehtë që dyshohet thikë nga i dyshuari mashkull kosovar”, ka konfirmuar policia.

Tutje policia ka njoftur se viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe si pasojë e plagëve të marra është intervenuar me ndërhyrje kirurgjike. Sipas mjekëve pas operacionit, gjendja e viktimës është stabile.

Ndërsa, policia është në kërkim të të dyshuarit./21Media

Back to top button