Aksioni i Policisë vazhdon edhe në Istog
Aksioni i nisur nga Policia e Kosovës në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë po vazhdon edhe në Istog.
“Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme”, ka thënë për portalin rtv21.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona nga aksioni i sotëm para Ministrisë së Bujqësisë./21Media