​Osmani uron mësimdhënësit: Ju jeni bazamenti më i shëndoshë i shoqërisë sonë

 

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, ka uruar mësimdhënësit për festën e 7 Marsit, duke thënë se përkulet përpara punës së mësuesve e të mësuesve tona, përpara të gjithë atyre që ndriçimin e rrugëtimit të dijes e kanë mision të jetës.

“Ju jeni bazamenti më i shëndoshë i shoqërisë sonë e ata që i ndriçuat me mësimet tona janë garanca jonë më premtuese për një të ardhme më të mirë. Të dashur mësues e mësuese të vendit tonë, urime 7 Marsi!”, ka shkruar ndër të tjera Osmani në Facebook.

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Kjo datë ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqip, në fakt ka filluar të kujtohet, që nga viti 1960-të, kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjëtore shqipe të Korçës, e cila u themelua më 7 mars 1887./21Media

Back to top button