Covid-19, mbi 1600 të vdekur që nga rastet e para në Kosovë
Që nga marsi i vitit 2020 në Kosovë 1 mijë e 649 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19 kanë vdekur, ndërsa numri i rasteve aktive me Covid-19 është 9 mijë e 413 raste.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 persona, janë konfirmuar edhe 548 raste të reja, ndërsa janë shëruar edhe 301 persona.
Sipas IKSHPK-së numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.986 raste, numri total i rasteve pozitive është 73.048 raste nga 329.900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2./21Media
301 TË SHËRUAR DHE 548 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…
Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Sunday, March 7, 2021