Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, reagon VV-ja

 

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ-ja.

Në një postimi në facebook VV-ja ka shkruar se me 50,28 % të votave, qytetarët u deklaruan se regjimi i vjetër duhet të shkojë dhe vendit duhet t’i hapet perspektivë e re.

“Qytetarët u përcaktuan qartë në referendumin e 14 shkurtit. Me 50.28% ata u deklaruan se regjimi i vjetër duhet të shkojë dhe vendit duhet t’i hapet perspektivë e re, me zhvillim e pa korrupsion, me mirëqenie e mirëqeverisje. Urime!”, ka shkruar VV.

Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 50.28 për qind të votave, PDK-ja 17 për qind, LDK-ja 12.73 për qind ndërkaq AAK-ja 7.12 për qind. Lista Srpska ka fituar 10 vendet e rezervuara në parlamentin e Kosovës, ndërsa 10 vende u takojnë pakicave jo serbe./21Media 

 

Back to top button