Katër policë sulmohen fizikisht
Vetëm gjatë ditës së djeshme pre e sulmeve fizike kanë qenë katër zyrtarë policor.
Për shkak të një aksidenti që kishte ndodhur në fshatin Baicë të Komunës së Drenasit, policia kishte shkuar në vendin e ngjarjes mirëpo, këta të fundit ishin penguar në realizimin e detyrës së tyre sepse dy persona i kishin kërcënuar dhe sulmuar fizikisht. Më vonë viktima dhe dy të dyshuarit kishin marrë tretman mjekësor.
Nga ana tjetër në Prizren kishte ndodhur edhe një rast ku është sulmuar edhe një polic, i njejti kishte pësuar lëndime dhe po ashtu i ishte nënshtruar tretmanit mjekësor, shkruan rtv21.tv.
Gjithashtu në rrugën Nëna Terezë në Pejë, dy zyrtarë të tjerë, kanë raportuar se ishin sulmuar verbalisht nga një mashkull kosovar.
Lidhur me dy rastet e para tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, kurse për rastin e fundit Prokuroria veçse është e informuar./21Media