Jep dorëheqje ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Trepçës
Ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeshefit të Trepçës, Enes Muzaqi.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Shyqyri Sadiku, anëtar i Bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrjeje.
Po është e vërtet që ka dhënë dorëheqje. Sot bordi e ka miratuar dorëheqjen”, ka thënë Sadiku.
Sipas anëtarit të Bordit, Muzaqi ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore dhe familjare.
Enes Muzaqi në pozitën e u. d. kryeshefit ishte emëruar në nëntor të vitit të kaluar./21Media