Sinan Vllasaliu në Hollywood
Ai është një ndër këngëtarët e mirënjohur, i cili me zërin e veçantë ka bërë për vete publikun anë e mbanë trojeve shqiptare. Fjala është për artistin Sinan Vllasaliun, këngët e të cilit edhe sot mund të thuhet se ndëgjohen nga të gjitha moshat.
Sikurse artistët e tjerë, edhe Sinani po tregohet aktiv në rrjete sociale, ku po publikon imazhe të shumta nga përditshmëria, shkruan rtv21.tv
Sot, ai publikoi një imazh, krahas së cilit shkroi: Ne Hollywood.
Ndryshe, projekti i fundit i Sinan Vllasaliut është “Linda Linda”, i cili është publikuar më 16 prill./21Media