Haradinaj pajton dy familje: Të falësh është burrëri, nder e trimëri

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se familja Hadërgjonaj nga Pobergja e Deçanit, i shtriu dorën e pajtimit familjes Osmanaj nga Nivokazi i Gjakovës.

Haradinaj ka qenë dëshmitar i zgjatjes së dorës së pajtimit mes familjes Hadërgjonaj dhe Osmanaj.

“Të falësh është burrëri, nder e trimëri! Harmonia mes vete dhe bashkimi, përbëjnë forcën e një kombi. Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar dhe për hirë të sakrificës së tyre për liri, familja Hadërgjonaj nga Pobergja, i shtriu dorën e pajtimit familjes Osmanaj nga Nivokazi. Shkelzen Hadërgjonaj e Afrim Osmanaj, qofshi faqebardhë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Të falësh është burrëri, nder e trimëri!
Harmonia mes vete dhe bashkimi, përbëjnë forcën e një kombi.

Në Ditën e…

Posted by Ramush Haradinaj on Wednesday, 5 May 2021

Back to top button