Infermieri Duraku e ndërpret grevën e urisë
Infermieri i Klinikës Kirurgjike, Enlirat Duraku përmes një shkrimi ka bërë të ditur se e ka ndërprerë gervën e urisë pas 20 ditësh.
”Servilëve dhe atyre që presin që dikush t’ua rregulloj gjendjen turp të ju vij, secili e di ketë mirëpo paftyrësia u’a arsyeton të gjitha. Edhe një herë u dëshmua që infermierët nuk e përkrahin njëri-tjetrin edhe pas grevës së dytë që e mbajta në emër të dinjitetit dhe integritetit profesional”, ka shkruar Duraku në facebook.
Sipas Durakut politikanët premtuan ndryshimin, mirëpo nuk bënë asgjë më shumë se sa që i quajtën “hero” në fushata, madje nuk e lodhën fare kokën për një qytetarë që nuk ka ngrënë që 20 ditë.
Infermieri grevën e ka ndërprerë për arsye që të mos e dëmtojë edhe më shumë shëndetin.
”Ndërsa kërkesat për: Rritje të pagesës së ndërrimeve të natës nga 18 euro në 36 euro, pagesën e punës së infermierëve gjatë vikendeve dhe pagesën e orëve shtesë, pagesën e rrezikshmërisë në punë, për të gjitha këto do kontriboj në realizimin e tyre nga cilësia e anëtarit të Kryesisë së Sindikatës së Infermierëve të Kosovës”, ka shkruar Duraku.
Kujtojmë që, Enlirat Duraku nga 27 prilli është në grevë urie dhe etjeje me arsyen e vetme të përmbushjes së kërkesave për infermierët./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?