Vdiq këngëtari i njohur pasi ra nga ballkoni

 

MC Kevin, 23 vjeçari nga Brazili, i cili u martua para disa javësh, vdiq të shtunën pasi ra nga kati i pestë i një hoteli në Rio de Janeiro.

Ai ishte duke qëndruar në katin e 11-të por, ra nga dhoma e një shokut i cili po qëndronte në katin e pestë, bëhet e ditur nga autoritetët.

Ai u gjet afër pishinës dhe u raportua i vdekur pasi u dërgua në spital.

Nga hetimet e para, policia ka bërë të ditur se të dy po tentonin të bënin një gjuajtje në pishinë, por Kevin ra aksidentalisht.

Ndërkohë, një pistë tjetër e hetimeve, zbulon se ai ra gjatë kohës sa po fshehej nga gruaja e tij, gjersa po tentonte t’i bëntë një “prank”.

Këngëtari, kishte filluar karrieren e tij në vitin 2013. Ai ka pasur më shumë se 1.8 milion dëgjues brenda muajit, në Spotify dhe mbi 10 milion ndjekës në Instagram./21Media

Back to top button