Quinti deklarohet rreth Manastirit të Deçanit

 

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka thënë se u është bashkuar kolegëve të tij të Quintit në inkurajimin e Qeverisë së Kosovës, duke zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për regjistrimin e tokës së manastirit të Deçanit.

“Iu bashkova kolegëve të mi të Quint-it në inkurajimin e Qeverisë së Kosovës që të përmbushin angazhimin e tyre në sundimin e ligjit, duke zbatuar urgjentisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për regjistrimin e tokës së manastirit të Deçanit. Është koha për zgjedhje të guximshme”, ka shkruar Orlando në Twitter.

Ai ka postuar edhe deklaratën e shefave të misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së në Kosovë ku kërkohet nga Qeveria e re e vendit që pa vonesa “të vazhdojë me regjistrimin ligjor në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

“Më 22 mars, qeveria e re është emëruar me mandat të fuqishëm për reforma dhe respektimin e sundimit të ligjit. Një nga provat kryesore të vendosmërisë së tij do të jetë zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i marrë në maj 2016 mbi regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit. Respektimi i sundimit të ligjit është detyrim për të gjitha qeveritë. Shefat e misioneve të të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së inkurajojnë fuqishëm Qeverinë e Kosovës që pa vonesa të mëtejshme të vazhdojë me regjistrimin ligjor në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në deklaratë.

Back to top button