Berisha i përgjigjet Blinken: Bëni publike çdo fakt e dokument…

 

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit për t’ia ndaluar hyrjen në ShBA.

SHBA ka shpallur “Non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij. Lajmi u bë i ditur sot përmes një postimi në Twitter nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Berisha ka thënë se nga mediat është njoftuar për këtë vendim. “Nga mediat u njoha me vendimin tuaj të  shpallur në Twitter për të ndaluar hyrjen time në SHBA”.

Berisha ka thënë se gjatë 30 viteve në politike nuk ka ekzistuar kurrë asnjë akuzë në adresë të tij, nga asnjë person, asnjë institucion vendas apo i huaj për abuzim të fondeve publike dhe çfarëdo lloj tjetër korrupsioni.

“Shtoj gjithashtu se gjatë të gjitha viteve të mia në pushtet, por dhe deri m9 sot, familjarët e mi nuk kanë përfituar kurrë nga fonde dhe asete publike dhe kanë zbatuar me rigorozitet të plotë ligjet e vendit”, ka thënë Berisha.

Tutje Berisha ka theksuar se familjarët e tij deri me sot nuk kanë qenë kurrë nën akuzë nga drejtësia shqiptare apo e ndonjë vendi tjetër.

Berisha u ka bërë thirrje që kushdo që ka fakte apo dokumente kundër tij, t’i publikojnë ato.

“Duke shprehur keqardhje për vendimin dhe duke e konsideruar ate pa asnjë bazë konkrete, ju ftoj të bëni publike çdo fakt e dokument që administrata e juaj, apo kushdo në botë, mund të disponojë për të argumentuar pretendimin tuaj për mua dhe familjaret e mi”, ka shkruar ndër të tjera Berisha në Facebook./21Media

Back to top button