Djali i Mimoza Kusari-Lilës sulmohet nga qentë endacakë

 

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se djali i saj sot është sulmuar nga qentë endacakë.

Kusari-Lila ka njoftuar se djali i saj Edoni pas intervenimit kirurgjik në Emergjencë është duke u trajtuar në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në hyrjen e oborrit të shkolles “Ismail Qemali”, në Prishtinë.

”Sot cak i një sulmi nga qenët endacakë ishte djali ynë Edoni, 9 vjeçar, në afërsi të shkollës së tij “Ismail Qemali” në Bregun e Diellit në Prishtinë.
Sulmi ndodhi në mes të ditës, ora 1:15 mesditë, derisa djali ishte duke hyrë në oborrin e shkollës. Reagimi i mësuesës, drejtoreshës dhe pastaj emergjencës ka qenë i menjëhershëm dhe pas intervenimit kirurgjik (qepjes) në Emergjencë, Edoni është duke u trajtuar në shtëpi. I falenderoj me radhë të gjithë që sot ishin me Edonin pas sulmit që i ndodhi”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.

Ajo ka shtuar se është i domosdoshëm trajtimi përmbajtësor i problemit të qenëve endacakë dhe se problemi i rrugës nuk mund të jenë qenët endacakë, por mënyra se si njerzit i trajtojnë ata./21Media

Back to top button