Të enjten debatohet për gjendjen në arsim gjatë pandemisë (Video)

 

 

Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e sotme vendosi që të enjten të mbahet seancë e rregullt plenare. Përveç debatit për arsim, të zgjedhurit e popullit do të diskutojnë edhe për përbërjen e komisioneve ad-hoc për përzgjedhjen e tre anëtarëve të bordit të RTK-së dhe komisionit të pavarur për media. Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës paraqiti iniciativën për t’i ndihmuar sektorit privat, përmes plotësim-ndryshimit të ligjit për TVSH-në.(Teksti- Donika Osmani, kamera: Berat Bahtiri)./21Media

Back to top button