Ylli i Cityt në radarin e Barcelonës, por ka konkurencë të madhe
Dy gjigantët e La Ligas në kërkim të mbrojtësit të Cityt.
Real Madridi dhe Barcelona janë duke e monitoruar situatën e mbrojtësit të Manchester Cityt Aymeric Laporte, raporton “Caught Offside”.
Laporte është larguar nga Athletic Bilbao drejt Manchester Cityt në vitin 2018, por anëtari i ri i Kombëtares së Spanjës nuk e ka gjetur veten këtë sezon në planet e Guardiolas.
Raportohet tani se City është duke e përgatitur një kontratë afatgjate për mbrojtësin anglez John Stones, i cili preferohet të kompletoj tandemin në mbrojtje me Ruben Dias, kështu duke e lënë të hapur mundësinë rreth largimit nga skuadra angleze këtë verë.