Hoxhaj e O’Connell në një takim të hershëm
Britania mbështetëse e Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj sot pati një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Hoxhaj, përmes një postimi në “Facebook”, tha se kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit.
“Diskutuam edhe për çështjet politike dhe të sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Mbretëria e Bashkuar mbetet një mbështetëse e madhe e Kosovës”, ka shkruar ministri Hoxhaj./21Media