Futbollisti i Feronikelit transferohet në Maqedoninë e Veriut
Ish- mesfushori i Feronikelit, Besmir Bojku, është transferuar në Maqedoninë e Veriut, tek FC Struga.
Lajmi është zyrtarizuar nga faqja e klubit në rrjetet sociale, teksa i kanë uruar mirëseardhje Bojkut.
26-vjeçari në dy vitet e fundit e barti fanellën e Feronikelit.