Ngjarjet e datës 8 qershor

 

08:30
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport interviston kandidatët për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

10:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit të performances “Menaxhimi i kontratave publike të ndërtimit”. Të ftuar, Ministri i MAShTI-it e MAP-it dhe MKRS-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

10:00
Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj) dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) publikojnë raportin: “Mbrojtja nga diskriminimi në Kosovë”. (Hoteli “Sirius”, Prishtinë)

12:00
Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime – SIT, publikon raportin “Analizë e shërbimeve të ofruara në Kosovë për kryerësit e veprave të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore”. (Hotel “Prishtina”, Pejton)

13:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin e panelit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

13:00
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

14:00
Mban mbledhje Kryesia e Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301).

Back to top button