Sot kryendeshja Angli-Kroaci, plus dy sfida të tjera shumë interesante
Kampionati Evropian i futbollit Euro 2020 do të vazhdojë sot me ndeshjet e ditës së tretë, ndeshje këto të vlefshme për fazën e grupeve.
Në program janë tri ndeshje mjaft interesante.
Nga ora 15:00 do të zhvillohet ndeshja më interesante, ajo ndërmjet Anglisë dhe Kroacië, e vlefshme për Grupin D të këtij kompeticioni.
Më pas, nga ora 18:00 ballafaqohen Austria dhe Maqedonia e Veriut, që garojnë në Grupin C, grup ky nga i cili vjen edhe dueli i ora 21:00 ndërmjet Holandës dhe Ukrainës.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?