Për 50 euro arrestohen tre persona
Policia ka bërë të ditur se dje në Podujevë janë arrestuar tre të dyshuar burra pasi që kanë sulmuar fizikisht një burrë tjetër dhe pastaj ia kanë marrë me forcë 50 euro.
”Ngjarja ka ndodhur në mesditë dhe në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, është bërë e ditur në raportin e policisë./21Media