Protestë me parashutë në Alianz Arena, ka të lënduar
Një numër i njerëzve u dërguan në spital si pasojë e lëndimeve që morën pasi një protestues u hodh me parashutë në Allianz Arena, gjatë zhvillimit të ndeshjes së Francës ndaj Gjermanisë.
“Autoritetet e ligjit do të ndërmarrin veprimet e nevojshme për atë veprim të pamatur dhe të rrezikshëm”, tha në një deklaratë UEFA.
Disa video që qarkulluan në rrjet, bënë të qartë se parashutisti u ngatërrua në tela që mbanin një aparat fotografik sipër, ndërkohë që ari u ul me shpejtësi në fushë, e që të njëjtit iu dha trajtim shëndetësor para se të shoqërohej nga sigurimi.
Ndërkohë, Franca fitoi ndeshjen 1-0 me mirësjelljen e autogolit të Mats Hummels në pjesën e parë./21Media