OAK dhe ministri Çeku diskutojnë mbi përfshirjen e mediave në Ligjin për Sponsorizim

 
Ligji për Sponsorizim dhe përfshirja e sektorit medial në këtë ligj ishte një ndër temat kryesore të diskutimit të sotëm ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Kryetari i Bordit të OAK-ut, Skënder Krasniqi tha se kërkesë e sektorit medial tash e tri vjet është përfshirja e mediave në Ligjin për Sponsorizim, pasi një gjë e tillë do të lehtësonte punën e mediave dhe pavarësimin e tyre.
Sipas OAK-ut, ndarja e së drejtës autoriale dhe pronësisë intelektuale në dy dikastere të ndryshme po krijon konfuzitet te bizneset, duke krijuar kështu vështirësi qoftë gjatë regjistrimit të emrit tregtar, markës apo edhe vjedhjes së të drejtave autoriale.
Ministri Çeku shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të gjitha çështjet që janë në dobi të zhvillimit ekonomik të vendit.
“Pas analizës që do t’i bëhen këtyre kërkesave nëse dalim në përfundim që nuk kanë ndonjë pengesë ligjore, atëherë do t’i shtyejmë para”, tha ministri Çeku.

Back to top button