Antigona Bajrami, shofere dhe këngëtare

 
Ka hobi muzikën e këndon shpesh herë e ftuar e me plot projekte, por profesioni i saj është shofere.
Një grua shofere e cila me origjinë është nga Peja, por ka disa vite që jeton dhe punon në Gjermani. Fjala është për Antigona Bajramin e cila e ftuar në programin “Me 21-IN” në Radio 21 ka treguar për këtë profesion e që siç tha që të gjitha ata që mendojnë se është një punë që e bëjnë vetëm meshkujt e kanë shumë gabim. “Këtu në Gjermani është normale me qenë dhe një grua shofere. E ne respektohemi më shumë dhe jemi më të rregullta”, ka treguar Antigona.
Madje ajo ka ftesa për të qenë imazh i reklamave të linjave të agjensioneve shqiptare, madje siç tha ka edhe ftesa si shofere, por ajo tha se një ditë do të befasohen kur ta shohin atë me një rrugë të largët duke i dhënë autobusit nga Gjermania drejt në vendlindje në Kosovë.
Antigona ka treguar se “në Gjermani nuk shikohet se pse është femër në timon apo të kenë më shumë përparësi, por janë të njëjtë e janë femrat që janë më shumë xheloze kur shohin në timon një femër tjetër”.
Artistja me këtë profesion i ndodh shpesh që shqiptarët, shoqëria e vajzës së saj dhe jo vetëm t’i bëjnë shqiponjën besa besa siç tha i sjellin dhe kafe kur e shohin atë në timon./21Media


 

Back to top button