9 raste të reja me Covid-19
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1 mijë e 648 testime për Covid-19 prej të cilëve 9 kanë rezultuar pozitivë.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Sipas njoftimit nga MSH-ja tetë persona janë shëruar nga Covid-19. Në total numri i rasteve aktive është 167. /21Media