Osmani e Kurti e shkarkojnë zëvendësdrejtoren e AKI-së
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri, Albin Kurti, e kanë shkarkuar nga detyra zëvendësdrejtoren e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Vlora Hyseni.
“Vendimi për shkarkim e obligon znj. Vlora Hyseni të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar. Gjithashtu, znj. Vlora Hyseni, sipas vendimit, obligohet që të ruaj të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara”, thuhet në një komunikatë të dërguar për media.
Vendimi për shkarkimin e Hysenit hyn në fuqi në datën e nënshkrimit nga Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, 30 qershor 2021./21Media