Hernandez iu nënshtrua një operacioni
Futbollisti i Bayern Munihut, Lucas Hernandez iu nënshtrua një operacioni, njoftoi kampioni gjerman.
“Lucas Hernandez iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm në gjurin e tij të majtë. Lojtari i kombëtares franceze lëndoi meniskun e tij në Kampionatin Evropian,” u bë e ditur në deklaratë.
Hernandez u lëndua gjatë ndeshjes Francë-Portugali, në raundin e tretë të fazës së grupeve të evropianit.
Skuadra e bavarezëve nuk bëri të ditur se sa kohë do të mungojë Hernandez.