Festë në familjen e Fatmir Spahiut
Në familjen e aktorit të njohur kosovar, Fatmir Spahiut sot ka festë. Djali i aktorit, Lisi sot i mbushi 9 vjet, shkruan rtv21.tv
Me rastin e ditëlindjes së të birit, aktori e uroi Lisin me fjalët më të mira.
“Urime ditelindjen e 9 ma i miri i botes. U gezofsh gjithmone, te duam Lis”, shkroi aktori krahas fotografive të publikuara në instagram, ku po merr pëlqime dhe urime të shumta.


Kujtojmë që, Fatmir Spahiu është i martuar prej vitesh me Zanën dhe së bashku kanë dy djemë./21Media
