Lama: Nëse vërtetë Qeveria ka paguar lobistë për ndarjen e Kosovës është skandaloze
Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama komentoi aktakuzën e ngritur nga Prokuroria ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha
“Nëse është e vërtetë që Qeveria e Kosovës ka paguar lobistë për ndarjen e Kosovës është skandaloze”, tha ndër tjera Lama në “Click” në RTV21.
Ajo shtoi se asnjë shtet në botë që lobon për të humbur territorin e vet.
Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, drejtori i prokurimit, Fitim Mustafa, dhe tre ish sekretarët e Ministrisë, Demush Shasha, Kushtrim Cukaj dhe Nuhi Osmani, po akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës për vepër penale nga kapitulli i korrupsionit zyrtar.Të pesë zyrtarët e lartë të Ministrisë së Integrimeve po akuzohen se kishin keqpërdorur pozitën dhe detyrat e tyre me rastin e inicimit dhe nënshkrimit të kontratës për lobim me kompaninë franceze. Në lidhje me këtëBIRN ka raportuar se Ministria e Integrimeve Evropiane i pagoi 168,000 euro një kompanie me seli në Paris që kishte promovuar idenë se “modifikimi i territorit” mund të jetë një zgjidhje në dialogun Kosovë – Serbi. /21Media