KFOR vendos barrikada të reja te Manastiri i Deçanit

KFOR ka vendosur barrikada të reja në afërsi të Manastirit të Deçanit.
Përmes një komunkate për media KFOR-i ka bërë të ditur se barrikadat e reja janë vendosur në marrëveshje me autoritetet lokale.
“KFOR-i e ka konsideruar të domosdoshme zëvendësimin e pengesat e vjetra me ato të reja, në mënyrë që të sigurohet një nivel i vazhdueshëm, efektiv i mbrojtja dhe siguria – siç kërkohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, Rezoluta 1244 e vitit 1999, e cila mandaton KFOR-in për të siguruar ambientin dhe për të dhënë liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë – ndërsa në të njëjtën kohë duke siguruar shkallën më të lartë të respektit përreth mjedisit”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
Sipas komunikatës ky hap do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës, si për popullatën lokale ashtu edhe për turistët që vizitojnë.
Sipas KFOR-it, që nga sot, Manastiri i Deçanit është vendi i vetëm fetar që ruhet nga ta. Ata thonë se të gjitha vendet e tjera fetare ose ruhen nga Policia e Kosovës ose nuk ruhen fare./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button