Kaloni te përmbajtja kryesore

Hyrie Dobrunaj kandidate për kryetare të Deçanit nga radhët e LDK-së

 
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka përzgjedhur Hyrie Dobrunaj kandidate për kryetare për komunën e Deçanit.
Kandidimi i Dobrunaj është konfirmuar nga anëtari i kryesisë së LDK-së, Armend Zemaj përmes një njoftimi në Facebook.
“Hyrie Dobrunaj, e para grua kandidate për kryetare në komunën tonë, e cila do të jetë edhe e para grua që do të udhëheq me Deçanin tonë. Të gjithë u bëmë NJË, për NJË qëllim të mirë, për NJË zhvillim të qytetit tonë të bukur, të bukurisë shqiptare që ndryshe quhet Deçan, duke zgjedhur NJË grua kandidate për kryetare të komunës”, ka thënë ndër të tjera Zemaj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button