Një kosovar u mbyt në bregdetin shqiptar

Një pushues nga Kosova është mbytur sot duke u larë në det te “Shkëmbi i Kavajës”.
“Më datë 13.07.2021, në orën 18:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, te “Shkëmbi Kavajës”, është mbytur duke u larë në det shtetasi kosovar S. O., 80 vjeç, (pushues)”, ka njoftuar policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Back to top button