Kaloni te përmbajtja kryesore

Vapë, rrezik nga ora 11-17!

Moti shumë i ngrohtë pritet të mbajë sot mbi Kosovë me temperaturën më të lartë deri në 40 gradë Celsius.
“Alarm i kuq meteorologjik” do të thotë që moti është shumë i rrezikshëm, që shpesh duhet të informoheni dhe të ndiqni urdhërat dhe këshillat e shërbimeve kompetente shtetërore.
Shërbimi i ndihmës së shpejtë iu bëri thirrje qytetarëve që të mos dalin jashtë pa nevojë kur temperatura e ajrit është më e larta, ndërmjet orës 11:00 dhe 17:00!
Sot, moti në pjesën më të madhe të Kosovës do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, kurse në veri dhe perëndim, me shira afatshkurtra me bubullima që janë të mundshme pasdite.
Temperatura më e ulët është nga 16 kurse më e larta nga 35 në 40 gradë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button