Arilena feston sot ditëlindjen

Këngëtarja nga Shkodra, Arilena Ara feston sot ditëlindjen 23-të.
Sigurisht që urimet për të nuk kanë munguar nga familjarët dhe miqtë e saj.
Arilena Ara është një artiste e muzikës moderne shqiptare. Ara ka marrë pjesë në shumë festivale për fëmijë në Shkodër. Tirana e lidhi Arilenën me TV Klan ku si fillim u prezantua në “Gjeniu i Vogel” dhe më pas ajo vendosi të konkurronte në X Factor Albania. Kjo ishte dëshira e babait të saj, i cili u nda nga jeta pak muaj para se Arilena të prezantohej në X Factor 2.
Ndryshe projekti i fundit i Arilenës është ”Murderer” të cilin e ka sjellur në bashkëpunim me Noizyn më 9 korrik të këtij viti./21Media

Back to top button