Kurti nderoi Enver Zymberin në 10 vjetorin e rënies në krye të detyrës

Një buqetë lulesh u vendos sot në nderim të veprës së pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, i cili më 26 korrik të vitit 2011 ka vdekur në krye të detyrës në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës.
Në përvjetorin e 10-të rënies në krye të detyrës të Enver Zymberit, siç informoi zyra e kryeministrit, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe te varri i Zymberit.
Në vizitë te familja Zymberi në Dubovc të komunës së Vushtrrisë, siç u informua, kryeministri Kurti me babain e Enverit, Muharremin rikujtuan ngjarjet e korrikut 2011 dhe bisedat e fundit të Enverit me familjen.
“Kryeministri tha se Enver Zymberi është shembulli më domethënës i policëve tanë, të cilët janë të gatshëm të japin gjithçka, edhe jetën, për sigurinë e Kosovës e të qytetarëve të saj.”, u bë e ditur në komunikatën e zyrës së kryeministrit./21Media

Show More
Back to top button