Kaloni te përmbajtja kryesore

Koncept Dokumenti për Vetingun në Drejtësi procedohet për konsultime publike

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se është proceduar për konsultime publike, drafti i Koncept Dokumentit për Zhvillimin e Procesit të Vetingut në sistemin e drejtësisë.
Haxhiu ka thënë se Vetingu është një projekt i jashtëzakonshëm që si prioritet strategjik ka përmirësimin e integritetit të institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Deri më 19 gusht çdo zyrtar publik dhe qytetar i Kosovës mund t’i dërgojë komentet e tij për këtë koncept dokument./21Media

 
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button