Haradinaj: Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë Turqisë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i shqetësuar në lidhje me zjarret shkatërruese që e kanë kapluar Turqinë.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se Institucionet e Kosovës janë të gatshme për të ofruar ndihmën e nevojshme, përfshirë edhe njësitë operacionale të FSK-së.
”Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
Ndryshe, numri i viktimave nga zjarri që nisi më 29 korrik në Turqi, ka arritur në katër. Mediat lokale raportojnë se deri tashmë, pos katër viktimave të konfirmuara, numri i të lënduarve është në rritje, raporton Reuters. Gjithashtu, janë shkaktuar dëme të mëdha, pasi vetëm deri tani janë djegur mijëra kafshë, shtëpi banimi, shumë hektarë tokë, ndërkohë që zjarri vazhdon të përhapet. Në total, gjashtë provinca janë djegur tërësisht dhe mijëra qytetarë kanë braktisur zonat e prekura, për shkaqe sigurie. Zyra e Guvernatorit të Stambollit ka bërë të ditur se zonat malore të frekuentuara nga njerëzit, janë të mbyllura deri në fund të gushtit./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?