Tri lagje të Gjakovës mbesin pa ujë
Lagjja Demjan, Shehu dhe Gërqina e poshtme në Gjakovë kanë mbetur pa ujë të pijes. Lajmin e ka bërë të ditur ”KRU” Gjakova përmes një postimi.
Sipas ”KRU” Gjakova, banorët e të tri lagjeve mbetën pa ujë mbeten përshkak të një defekti që ndodhi në trafon energjetik.
”Të nderuar konsumator, ju njoftojmë se si pasojë e një defekti në trafon energjetike, janë jashtë funksionit të tyre pompat e ujit në fshatin Demjan. Si pasojë, pa furnizim me ujë kanë mbetur fshati Demjan, Lagjja e Shehut si dhe Gërqina e poshtme. Posa të eliminohet defekti ne do ta rikthejmë furnizimin me ujë. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e ”KRU” Gjakova./21Media