A guxojnë shtatzënat ta marrin vaksinën antiCovid tregon Lul Raka
Gratë shtatzëna duhet të vaksinohen kundër koronavirusit. Kështu tha infektologu, Lul Raka duke shtuar se deri më tani miliona gra shtatzana në botë e kanë marrë vaksinën.
Raka për programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” në RTV21 tregoi se deri më sot nuk është raportuar asnjë problem as me nënën, as me foshnjat.
Tutje Raka theksoi se shtatzënat janë më të rrezukuara nga Covidi se sa gratë tjera.
“Shumica e njerëzve që më kanë pyet se a e kishe dhënë vaksinën edhe familjarëve të mi, iu kam thanë po, edhe e kanë marrë”, u shpreh ai./21Media