Rekomandohet shkarkimi i Driton Muharremit

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Komisionit për Legjislacion, kryetari i këtij komisioni Adnan Rrustemi tha se kanë marr vendim për t’i rekomanduar Kuvendit shkarkimin e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Driton Muharremi, pas publikut të përgjimeve.
“Sot Komisioni për Legjislacion brenda përgjegjësive kushtetuese e ligjore që ka dhe në përpjekje për të ruajtur integritetin pavarësime dhe paanshmërinë e sistemit tonë të drejtësisë mori vendim me unanimitet të plotë që t’i rekomandoj seancës shkarkimi e zotit Muharremi”, tha Rrustemi.

Back to top button