Arjanit Muriqi huazohet te skuadra turke

Kampioni i Premier Ligës angleze Manchester City e ka huazuar portierin Arjanit Muriqi te skuadra turke Adana Demirspor. Marrëveshja vlen vetëm për sezonin 2021-22.
22-vjeçari kosovar është produkt i akademisë së Manchester Cityt, ku ka kaluar kohë në shumë skuadra të shumta në formë huazimi.
Dhe tani, Muriqi e fillon një aventurë të re, duke iu bashkuar skuadrës turke Adana Demirspor, e cila këtë vit ka hyrë në Super Ligën e Turqisë.
“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për huazimin njëvjeçar të portierit të Kombëtares së Kosovës, 22-vjeçarin Arjanit Muriqi”, shkruante në postimin e Adana Demirspor në llogarinë në Twitter.

Back to top button