Kryeministri irakian shpall fitoren në Mosul
Mosuli ishte qyteti më i madh i pushtuar nga ISIS
Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi ka shpallur sot fitoren ndaj të ashtuquajturit Shteti Islamik (ISIS) në Mosul, një fitore që u arrit tre vjet pasi qyteti u pushtua nga ISIS.
“Shpall nga këtu fundin dhe dështimin e shtetit terrorist të gënjeshtrës dhe terrorizmit, të cilin grupi terrorist i ISIS e shpalli nga Mosuli”, ka thënë Al-Abadi në një deklaratë në televizionin shtetëror.
Gjatë luftimeve në Mosul janë zhvendosur mbi një milion njerëz, kurse kanë humbur jetën mijëra civilë.
Për çlirimin e Mosulit, koalicioni i përbërë nga ushtarë irakianë, kurdë dhe të SHBA-ve, kishte angazhuar mbi 100-mijë ushtarë./21Media