Zjarri në Kalimash, Peleshi apelon udhëtarët për kujdes
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë Niko Peleshi është deklaruar në lidhje me gjendjen mbi zonën e tunelit të Kalimashit, ku si pasojë e erës që ka fryrë në orët e pasdites ka një përhapje të flakëve në një sipërfaqe më të madhe.
Ai në një postim në Facebook u ka bërë thirrje të gjithë udhëtarëve që të tregohen të vëmendshëm gjatë kalimit në këtë zonë.
Ndërkohë, forcat zjarrfikëse të Kukësit, Shkodrës e Hasit, ndihmuar edhe nga forcat e ardhura nga Kosova po punojnë për t’i vënë flakët nën kontroll, në mënyrë që të mos depërtojnë në tunel, ka shkruar ministri Peleshi.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?