2 mijë e 640 raste aktive me koronavirus në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë(MSH) ka informuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 2 mijë e 640.
Nga 5 mijë e 272 testime, 562 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
MSH ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Janë shëruar 78 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 843.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 17 mijë e 85 doza të vaksinës kundër COVID-19. “Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 504.817 doza të vaksinës.Deri më sot 170.852qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka informuar Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës./21Media