Policia gjen armë ilegale në shtëpinë e 75 vjeçarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, i cili më datë 10.08.2021 pas një mosmarrëveshje me një familjar, i ka shkaktuar lëndime trupore këtij të fundit.
I lënduari S.S, 75 vjeçar, është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, kurse i dyshuari A.S, 53 vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.
Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkaq rasti mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore.
“Policia, pas një pune hetimore dhe grumbullimit të disa informacioneve , siguron informacionet se viktima e këtij rasti S.S posedon armë ilegale në shtëpi. Në lidhje me këtë, me vendim të Gjykatës Themelore në Ferizaj, rreth orës 20:10, Njësia e Hetimeve bastisë shtëpinë, tani të dyshuarit S.S, ku janë gjetur dhe konfiskuar 3 armë zjarri: një pushkë automatike AK-47 me një karikatorë dhe 23 fishek , një pistoletë me një karikatorë dhe 8 fishek dhe një pushkë gjuetie”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ky rast, mbetet për trajmim të mëtejmë hetimor nga Sektori i Njësisë së Hetimeve nga stacioni Policor në Ferizaj ./21Media

Back to top button